E ardhmja e Thomas Strakoshës është ende e paqartë.
Portieri shqiptar vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Fulhami, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Strakosha ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke marrë parasysh se është lojtar i lirë.
Sipas gazetarit italian, tani edhe Chelsea po e konsideron si opsion 27-veçarin.
Klubi nga Londra mund të synojë nënshkrimin me reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, nëse portieri i dytë i tyre, Kepa Arrizabalaga, largohet në afatin kalimtar të verës.