Paul Pogba nga sezoni i ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Juventusit.
Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin nga Torino, tashmë është finalizuar e gjithë marrëveshja – përfshirë edhe detajet e fundi.
Agresti tutje ka raportuar se rikthimi i Pogbas te Juventusi do të zyrtarizohet në muajin e ardhshëm.
29-vjeçari te “Zonja e Vjetër” rikthehet pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester Unitedi.
Vlen të theksohet se Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë.