I rrëmben 3 lojtare rivaleve të Partizanit

Futboll

I rrëmben 3 lojtare rivaleve të Partizanit

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 19:40
I rrëmben 3 lojtare rivaleve të Partizanit

Skuadra e Tiranës në basketboll për femra ka nisur menjëherë nga puna për sezonin e ardhshëm 2022-2023. Bardheblutë kanë nisur kompletimin e ekipit dhe gjatë orëve të fundit kanë arritur marrëveshjen me 3 basketbolliste që sezonin e fundit kanë luajtur me rivalet e Partizanit.

Lajmin e konfirmon klubi bardheblu, që bën publike edhe emrat e 3 lojtareve. Bëhet fjalë për Aida Palko, Dajana Baraj dhe Ebi Dishnica. Tri përforcime me vlera për skuadrën e trajneres Mirza Alibegaj, që ka pretendime serioze për sezonin e ardhshëm sportive.

Të trija këto bsketbolliste janë me përvojë në kampionatin shqiptar, ku luajnë prej vitesh. Spikat emri i Aida Palkos, që ka luajtur edhe më parë me Tiranën. Ndërkohë, në kahun e kundërt ka udhëtuar Miral Lugaj, që ka lënë bardheblutë për t’u transferuar te Partizani.

Sipas klubit bardheblu, merkato nuk do të ndalet këtu, pasi do të synohet edhe ndonjë përforcim i huaj. Një ose dy basketbolliste nga jashtë pritet t’i bashkohen më vonë skuadrës së Tiranës, që synon të rikthehet në elitë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat