Gjermania turpëron me rezultat 5:2 Italinë, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës A të Kombeve në futboll.
Humbje e rëndë e kampionit në fuqi të Evropës në stadiumin “Borussia-Park“ në Mönchengladbach.
As laiku më i madh nuk ka pritur një debakël të italianëve. Gjermanët treguan fuqinë e tyre ndaj rivalit duke e shkatërruar me rezultat rivalin.
Për Gjermaninë shënuan Kimmich (10'), Gundogan (45+4'), Muller (51'), Werner (68' e 69') dhe për Italinë Gnonto (78')/ e Bastoni (90+4').
Hungaria kryeson me 7 pikë në grupin 3, Gjermania 6, Italia 5 dhe Anglia 2 pikë.