Mancini: E turpshme

Futboll

Mancini: E turpshme

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:18
Mancini: E turpshme

Italia pësoi një humbje turpëruese përballë Gjermanisë në transfertë me shifrat e thella 5-2.

Pas sfidës, trajneri i “Axurrëve”, Roberto Mancini, reagoi për këtë disfatë, i cili nuk e fshehu zhgënjimin.

“Është një turp që ta mbyllim kështu. Ata janë të fort dhe ne dimë këtë, por ne i lamë ata që të luanim. Më vjen keq që e mbyllëm kështu, por grupi i Ligës së Kombeve është ende i hapur.

Kishte gabime, ne nuk mbrojtëm si një skuadër. Kemi hyrë një rrugë që gjërat do të jenë të vështira”, ishin fjalët e Mançinit.

Italia renditet në vendin e tretë të Grupit 3 në Ligën A me 5 pikë, pas Gjermanisë e cila ndodhet me 6 dhe Hungaria në vendin e parë me 7, ndërsa Anglia ndodhet në vendin e fundit me 2 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat