Xavi kërkon largimin e Pique-së nga Barcelona

Futboll

Xavi kërkon largimin e Pique-së nga Barcelona

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:26
Xavi kërkon largimin e Pique-së nga Barcelona

Gerard Pique ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi dhe kjo jo për shkak të asaj çfarë ka ofruar në fushën e gjelbër. Mbrojtësi katalanas është bërë temë diskutimi për shkak të jetës së tij private.

Pique ka tradhëtuar ish-bashkëshorten e tij, Shakirën, më nënë e shokut të skuadrës, Gavit. Një akt i tillë nuk është falur nga këngëtarja kolombiane, e cila ka kërkuar menjëherë divorcin.

Por duket se aventurat në dhomën e gjumit do të kenë një kosto të shtrenjtë edhe në karrierën e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Xavi i ka kërkuar mbrojtësit të largohet nga Barcelona.

Arsyeja është pikërisht sjella e tij jo profesioniste në jetën private.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat