Fitorja e Gjermanisë përballë Italisë ka sjellë dhe disa rekorde për të dyja kombëtaret, pozitive dhe negative.
Siç bënë me dije portali i mirënjohur i statistikave, “OptaPaolo”, “Panzerat” fituan për herë të parë në historinë e tyre një përballje zyrtare në kohën e rregullt përballë Italisë.
Në 10 përballje që këto dy kombëtare kanë pasur në sfida zyrtare, 6 janë fituar nga “Axurrët” dhe 4 janë mbyllur në përfundim.
Gjithashtu, Italia ka marrë një tjetër rekord negativ. Kjo është hera e parë që “Axurrët” pësojnë 5 ose më shumë gola në një sfidë të vetme që nga përballja e vitit 1957 kundër ish Jugosllavisë.