Ramadani: Presim ta kalojmë Liepajën

Futboll

Ramadani: Presim ta kalojmë Liepajën

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:06
Ramadani: Presim ta kalojmë Liepajën

Gjilani ndeshjet me skuadrën Liepaja në Conference League dhe trajneri i klubit të Kosovës, Zekerija Ramadani ka thënë se ata kanë filluar mbledhjen e informacioneve për klubin letonez.

“Një kundershtar i respektuar në këtë fazë të garës.

Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar. 

Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, ka thënë ai.

Ndeshja e parë mes dy klubve zhvillohet në Kosovë, ndërsa e dyta në Letoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat