Tirana ndodhet në Turqi, ndërsa po zhvillon fazën përgatitore për ndeshjet e Champions League, me të parë që e ka më 5 korrik ndaj F91 Dudelange, për raundin e parë kualifikues.
Ndërsa ndodhet në Turqi “bardheblutë” kanë njoftuar se ditën e sotme do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Dinamo Tiraspol.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas bën me dije se ky takim do të nisë në orën 15:30 me të Shqipërisë.
“Ditën e sotme në orën 16:30, ekipi do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Dinamo Tiraspol Në përfundimin e kësaj ndeshje do të publikohen dhe momentet më pikante të këtij takimi.”-shkruhet në postimin e Tiranës.