Reali kërkon të shmangë befasinë e pakëndshme

Futboll

Reali kërkon të shmangë befasinë e pakëndshme

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 12:08
Reali kërkon të shmangë befasinë e pakëndshme

Vinicius do të luajë për shumë vite në “Santiago Bernabeu”.

Lojtari brazilian dhe klubi “merengues” kanë arritur një marrëveshje në parim që sulmuesi nga Rio de Zhaneiro të vazhdojë të jetë i lidhur me skuadrën e bardhë edhe për katër ose pesë vjet. Kontrata e Vinit përfundon në vitin 2024, pra pas dy vitesh, por Madridi nuk dëshiron të rrezikojë dhe ka përshpejtuar procesin e rinovimit për të shmangur ndonjë ndërhyrje të klubeve të mëdha.

Mbetet për t’u përcaktuar vetëm kohëzgjatja e kontratës së re. Reali dëshiron ta “blindojë” deri në vitin 2028, ndërsa vetë futbollisti synon rinovimin deri në vitin 2026 ose maksimumi deri më 2027.

Marrëveshja është plotësisht e mbyllur me të gjitha detajet e tjera ekonomike dhe do të zyrtarizohet korrikun e ardhshëm. Ky është rinovimi i tretë brenda pak kohës i klubit madrilen pas marrëveshjeve të reja të firmosura me Modricin (do të vazhdojnë deri në vitin 2023) dhe Militaos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat