Roberto Martinez ka thënë se e ardhmja e tij si trajner i Belgjikës do të diskutohet vetëm pas Kupës së Botës.
Belgjika mundi Poloninë 1-0 në Ligën e Kombeve, por ka zëra se puna e Martinez te Belgjika mund të jetë në rrezik.
"Rezultatet nuk ishin gjithmonë të mira, por perfeksioni nuk ekziston. As në futboll dhe as në jetë. Këto ndeshje i përdora në funksion të Kupës së Botës dhe mora atë çfarë m'u desh", ka thënë ai. "(Të ardhmen te Belgjika v.j.) do të shohim pas Kupës së Botës".
Pasi përfundoi e treta në Rusi më 2018, Belgjika në Botërorin e Katarit do të përballet fillimisht me Kanadanë, Marokun dhe Kroacinë.