Ditë të vështira për Antony Matheus dos Santos, sulmuesin Brazilian, i njohur thjesht me emrin Antony. 22-vjeçari që luan për Ajax ka përfunduar në qendër të një skandali të vërtetë.
Futbollisti në fjalë e tradhtoi gruan e tij Rosilenny Batista me modelen dhe influencuesen Gabi Cavallin. Ishte kjo e fundit që tregoi gjithçka për shtypin, duke zbuluar edhe një kthesë të papritur: ajo pret një fëmijë nga Antony.
“Jam në javën e njëmbëdhjetë të shtatzënisë, – tha e dashura e Antony. – Gruaja e tij e dinte që ishte me mua dhe se Antony donte të rrinte me mua, por nuk donte ta linte, nuk donte ta pranonte fundin e marrëdhënies së tyre”.
Në realitet duket se çifti shpërtheu pas rrëfimit publik të Gabit. “E dua veten mbi të gjitha, dështimi është vetëm një mundësi për të filluar nga e para”, – ka shkruar në rrjetin social Rosilenny.
Kjo e fundit ka një fëmijë tre vjeç nga lidhja me futbollistin brazilian. Menjëherë pas kësaj, ajo mbylli profilet në Instagram dhe Facebook.