Manchester City e ka marrë vendimin final për Arijanet Muriçin.
Përfaqësuesi kosovar është huazuar vazhdimisht në vitet e fundit në liga të ndryshme.
Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme që kampioni i ri anglez të bindet për ta rikthyer në “Etihad Stadium” futbollistin e lindur dhe të rritur në Zvicër,.
Në sezonet e fundit, portieri shqiptar nga Mali i Zi ishte huazuar në ekipet si NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II dhe Adana Demirspor, ku e kaloi edicionin që sapo përfundoi.
E tash, portali britanik “mancitysquare” raporton se “Citizens” kanë vendosur që përfundimisht ta shesin 23 vjeçarin, njëjtë si disa futbollistë të tjerë, për të nxjerrë sadopak para nga shitja e tyre, për të bërë përforcime të reja.
Muriç nuk e ka bindur më trajnerin Pep Guardiola dhe spanjolli ka hequr përfundimisht dorë nga gjiganti i portës.
Mbetet të shihet se cili klub do ta blejë kartonin e portierit të Kosovës.