Gjyqi ndaj Platinit dhe Blatterit, prokuroria kërkon burg për të dy

Futboll

Gjyqi ndaj Platinit dhe Blatterit, prokuroria kërkon burg për të dy

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 15:21
Gjyqi ndaj Platinit dhe Blatterit, prokuroria kërkon burg për të dy

Një vit e tetë muaj burgim me kusht për dy ish-drejtuesit e lartë të futbollit europian dhe botëror.

Kjo është kërkesa e prokurorëve zviceranë për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

Të dy akuzohen për mashtrim ndaj Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, kur zvicerani ishte presidenti i saj, pasi i kishte dhënë francezit një pagesë të pajustifikuar prej 2 milionë frangash zvicerane (1.8 milionë euro) në vitin 2011.

Vendimi i gjykatës do të jepet më 8 korrik. Prokurori Hildbrand e akuzoi Blatterin për krimin e mashtrimit, ndoshta përvetësimin, administrimin e pabesë dhe falsifikimin e dokumenteve.

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, nga ana tjetër akuzohet për mashtrim, bashkëpunim të mundshëm në përvetësim dhe administrim të pabesë, si dhe falsifikim dokumentesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat