Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Romës, Marash Kumbulla, përmes llogarive të tij në rrjetet sociale ka bërë një bilanc të shkurtër të sezonit të sapopërfunduar dhe objektivave që ka për sezonin e ardhshëm me fanellën e Romës dhe atë kuqezi.
“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren, u mbyll dhe ky sezon për mua.
Një vit me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i play-off-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë.
Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti.”
Këto javë fjalët që ka përzgjedhur Marash Kumbulla me një foto të tij me fanellën e re të Romës.