Augusto në Llap, po bëhet gati për Buduçnostin

Futboll

Augusto në Llap, po bëhet gati për Buduçnostin

Nga: K. G. Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:11
Augusto në Llap, po bëhet gati për Buduçnostin

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, nuk ndalet me përforcime.

Synimet e kryetrajnerit Tahir Batatina janë që të kompletohet në çdo repart, të rrisë konkurrencën dhe të jetë i gatshëm për sfidën e madhe kundër Buduçnostit të Podgoricës, në kuadër të rrethit të parë të kualifikueseve për Conference League.  

“Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto.

28 - vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, po ashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelisteri, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

Fernando Augusto sot ka firmosur kontratën dhe do t'i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitjen e pasditës.

Fernando do ta forcoj fazën e mbrojtjes sonë dhe do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin nga ndeshja e raundit të parë kualifikues të Uefa Conference League ndaj Buduçnost Podgoricës”, njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat