Ylli i Arsenalit, Gabriel Martinelli e ka mirëpritur Marquinhos në skuadrën e ‘Topçinjve’.
Klubi nga ‘Emiratës’, të hënën ka nënshkruar me talentin e Sao Paulo.
19-vjeçari tashmë është pjesë e klubit të madh angleze, ku ka firmosur kontratë afatgjatë.
Pas zyrtarizmit të Marquinhos, ka reaguar Martinell. “Mirë se erdhe vëlla, jemi bashkë”, ka shkruar Martinell në Instagram.
Arsenali i ka paguar 3 milionë funte si kompensim Sao Paulos, pavarësisht se lojtari është jashtë kontratës.
Talenti i Sao Paulo do t’i bashkohet Arsenalit në ndeshjet e ardhshme parasezonale.