Ish-ylli i Manchester Utd: Më shau para të gjithëve

Futboll

Ish-ylli i Manchester Utd: Më shau para të gjithëve

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:58
Ish-ylli i Manchester Utd: Më shau para të gjithëve

Më 18 maj 2017, ëndrra e një djali që u rrit në akademinë e të rinjve të Manchester United bëhet realitet. Angel Gomes bën debutimin e tij në Premier League në moshën 16 vjeç e 263 ditë, duke zëvendësuar Wayne Rooney-n në Old Trafford në një ndeshje kundër Crystal Palace.

Djaloshi i vitit 2000 bëhet lojtari më i ri që del në fushë me fanellën e Djajve të Kuq që nga koha e Duncan Edwards, lideri legjendar i United të Matt Busby, i cili vdiq në aksidentin tragjik ajror në Mynih. Dhe nuk ka debutuar me një trajner çfarëdo: urdhrin për të hyrë në fushë e jep Jose Mourinho, shkruan Telesporti.

Qortimi i Mourinhos – Tani Gomes luan për Lille, sepse United nuk besonte tek ai dhe e la të largohej kur Solskjaer ishte në stol.

Por nga ana tjetër, në një intervistë të gjatë për Sportbible, mesfushori ka rrëfyer përvojën e tij me Special One. Gjë që i la shenjë, edhe nëse mund të mos e ketë vënë re menjëherë.

“Tani që jam më i pjekur, e kuptoj se sa i rëndësishëm ka qenë ai për mua. Më ka bërë të debutoj dhe nuk mund ta falënderoj kurrë sa duhet.”

Por të jesh futbollist i Mou-së nuk është gjithmonë një lundrim i thjeshtë. “Një herë më grumbulloi për një ndeshje kupe pasi luajta me ekipin e parë. Ishim për darkë dhe ai po fliste me të gjithë, në një moment më shikon dhe më thotë ‘jam i zemëruar me ty’.

“Por ai po bënte shaka me të gjithë, kështu që mendova se ishte një shaka. E pyeta pse dhe më tha për paraqitjen time një ditë më parë, me siguri që kisha luajtur keq, nuk isha dakord, por nëse ai mendonte kështu, ishte kështu. Më qortoi para gjithë ekipit, më kishte ndodhur më parë, por jo me Mourinho-n. Nuk e prisja”.

Leksioni me efekt të mëvonshëm – Mjaft për ta bërë Gomes të mendojë se i kishte të gjitha gabim. “Kur mbaroi së bërtituri, ai thjesht vazhdoi të bënte xhiron e tij.

“Isha i paralizuar, disa nga djemtë më thanë ‘mos u shqetëso, injoroje, ai është i tillë, thjesht po përpiqet të të bëjë të reagosh’. Unë isha shumë i vogël, kështu që vetëm po mendoja ‘mut, ai më urren’, u ktheva në dhomën time, i telefonova babait tim dhe isha gati të qaja.

“Por në fund e kuptova se çfarë tipi është ai. Mourinho gjithmonë dëshiron më të mirën dhe ai po përpiqej të më bënte të kuptoja se ekipi i parë nuk ishte për një shëtitje në park, ai donte të më trajtonte ashtu siç do të kishte trajtuar një nga veteranët, por këtë e kuptova vetëm disa vite më vonë.

“Isha shumë i ri për ta bërë këtë, por tani që jam rritur do të doja të luaja përsëri për të, ai e di se si të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij”. Edhe nëse kjo përfshin… qortime të papritura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat