Juventus nuk heq dorë nga pista Koulibaly.
Skuadra bardhezi do të përdorë kartën Merih Demiral për të tentuar afrimin e mbrojtësit të Napolit që është në vitin e fundit të kontratës.
Mbrojtësi turk do të rikthehet te “Zonja e Vjetër” pas huazimit te Ataanta, dhe mund të përdoret në operacionin për blerjen e senegalezit. Juventus mund të ofrojë Demiral dhe një shumë parash për të kënaqur Napolin që dseri më tani ka kërkuar jo më pak se 30 milionë euro për ta lënë të lirë.
Ekipi torinez ndërkohë është pranë transferimit të Kostic nga Frankfurti, i cili mund të jetë një përforcim i mirë në krahët e sulmit.