“Wanda Metropolitano” ka qenë shtëpia e skuadrës së Atletiko Madrid nga viti 2017 kur ndërtimi i tij përfundoi, por duket se impianti do të pësojë ndryshime për sa i përket emrit.
Siç bën me dije “AS”, klubi i Atletikos me kompaninë kineze “Wanda” kanë rënë dakord për të mbyllur marrëveshjen e tyre, pasi Qeveria Kineze ka nxjerrë rregullin për të minimizuar investimet.
Për këtë arsye kompania do të detyrohet që të mos e rinovojë kontratën që ka me klubin, të cilës përpara 5 vitesh i pagoi një shumë prej 50 milionë eurosh për të drejtat e emrit.
Një epokë e re ka nisur për shtëpinë e Atletikos, për të cilën klubi është duke gjetur një sponsor të ri për të drejtat e emrit.