Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka përcjellur turneun e futbollit në fushën e KF Rilindjes në Prishtinë.
Ademi është ndarë i kënaqur me atë që ka pa në ndeshjes mes veteranëve.
“Sot ndoqa nga afër turneun për nder të Ditës Olimpike, i cili u zhvillua në stadiumin e KF Rilindja në kryeqytet.
Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi i Veteranëve të Futbollit, krahas ekipeve të KOK-ut, MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Policisë e Kosovës, Forcës së Sigurisë dhe Gazetarëve Sportivë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.