Messi udhëton për në Barcelonë

Futboll

Messi udhëton për në Barcelonë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:59
Messi udhëton për në Barcelonë

Leo Messi ka zbarkuar këtë të mërkurë në aeroportin El Prat me familjen e tij për të kaluar pjesën tjetër të pushimeve në shtëpinë e tij në Castelldefels. 

Ylli argjentinas ka mbërritur nga Rosario me gruan e tij, Antonella dhe tre fëmijët e tyre.

Familja Messi sapo ka kaluar ditët e para të pushimeve në vendlindjen e Leos dhe tani do të kalojë ditët e mbetura në Katalonjë përpara se të kthehet në Paris për fillimin e parasezonit. 

Rastësi fati, një tjetër ish-lojtar i Barçës që po kalon ditët në qytetin e Barcelonës është miku i tij i madh Luis Suarez. 

Dy familjet do të bëhen bashkë për të kaluar disa ditë së bashku, ashtu siç bënë në ditët kur mbanin fanellën e Barçës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat