Koulibaly nuk po rinovon me Napolin!
E ardhmja e Koulibaly te Napoli mbetet e pasigurt, me mbrojtësin 30-vjeçar që nuk i është përgjigjur propozimit të rinovimit të duke pritur nëse Barcelona do të bëjë një goditje zyrtare për blerjen e tij.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, qendërmbrojtësi senegalez do të dëshironte të luante për Barcelonën, e cila ka qenë e interesuar për ta blerë.
Për këtë arsye, Koulibali ka vonuar t’i japë një përgjigje skuadrës së Napolit për rinovim për të cilën luan që nga vera e 2014-ës, duke pritur nëse Barcelona do të bëjë një lëvizje për ta blerë.