Real “blindon” talentin e skuadrës

Futboll

Real “blindon” talentin e skuadrës

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:26
Real “blindon” talentin e skuadrës

Real Madrid kërkon të “blindojë” Vinicius Junior me madrilenët që në sezonin e fundit janë bindur plotësisht për talentin e djaloshit që e transferuan në vitin 2018 nga klubi i Flamengos.

22 gola dhe 20 asiste kanë bindur drejtuesit e Los Blancos që kanë përgatitur kontratën e re për brazilianin i cili ka gjithashtu vullnetin e plotë për të vijuar ëndrrën në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, bisedimet kanë “ngecur” në vetëm një pikë, teksa Real Madrid kërkon një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa nga ana tjetër, futbollisti preferon të firmosë deri në vitin 2026 apo 2027.

Gjithsesi, akordi është pranë dhe sipas shtypit spanjoll brenda dhjetë ditësh do të zyrtarizohet edhe kontrata e re e Vinicius.

21-vjeçari ndërkaq do të përfitojë një rritje të ndjeshme ekonomike, nga 3.2 milionë euro që përfiton aktualisht, do të mund të arkëtojë deri në 10 milionë me kontratën e re, shifër e cila mund të rritet në varësi të skuadrës dhe arritjeve personale të lojtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat