Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrid, nuk e realizoi qëllimin që të ngritët në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, e cila në ndeshjen e play-off-it nuk ia doli në përballje me Tikveshi.
Në faqen e klubit shqiptar bëhet e ditur se janë larguar dhjetë futbollistë.
“Futbollistët që ishin pjesë e skuadrës sonë, si: Emir Aliu, Hristijan Grozdanoski, Mihajlo Jakimoski, Riste Ilijoski, Altin Lloga, Armend Alimi, Bogdan Velinovski, Darko Razmoski, Goran Trajkoski dhe Igor Panoski, nuk do i mbrojnë në vazhdim ngjyrat e klubit të FC Voska Sport.
Klubi me lojtarët e apostrofuar nuk ka vazhduar bashkëpunimin, ashtu që ata janë të lirë për të kërkuar një mjedis të ri.
Klubi i falënderon për kontributin e dhënë, duke ju dëshiruar shëndet e suksese në karrierë”, njofton FC Voska Sport..