Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, përgatitet me intensitet të shtuar për rrethin e parë të kualifikueseve për Champions League.
Stërvitjeve iu bashkohet edhe Qëndrim Zyba.
“Pas përmbylljes së ndeshjeve kualifikuese me Përfaqësuesen e Kosovës U21, lojtari ynë, Qëndrim Zyba i është bashkuar pjesës së ekipit në fazën përgatitore e cila zhvillohet në Ohër”, njofton FC Ballkani.
Therandasit synojnë që të përgatiten sa më mirë për sfidën ndaj ekipit nga Lituania, Zhalgiris.
“Qëndrimit i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese me klubin tonë.
Ekipi ka kryer sot stërvitjen e radhës, teksa nga stafi teknik ishte planifikuar vetëm një stërvitje.
Ndryshe nga ditët e tjera, ekipi sot ka zbritur në fushë vetëm pasdite. Në këtë mënyrë, ekipi kishte mundësi të rikuperonte energjitë e humbura”, thuhet nga FC Ballkani.