Dy futbollistë të Penarolit, mes të cilëve edhe ish mesfushori i Interit, Walter Gargano, janë denoncuar për ngacmim seksual në Uruguai.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në mars të këtij viti, teksa dy gratë kanë qenë pjesë e stafit organizativ të një feste dhe janë ngacmuar e kërcënuar seksualisht nga dy futbollistët.
Futbollisti tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, është Lucas Viatri, teksa hetimet vijojnë dhe deri në këto momente klubi i Penarolit nuk ka mbajtur ende një qëndrim për çështjen, duke qenë se bëhet fjalë për një festë private.
Mesfushori 37-vjeçar, Walter Gargano ka luajtur për 7 sezone në Serinë A, fillimisht me Napolin dhe më pas me Interin e Parmën, teksa që prej 2014-ës është rikthyer në atdheun e tij, Uruguai.