Ish futbollisti i Renovës, Remzifaik Selmani, është futbollist i ri i skuadrës hungareze të Mesokoveshdit.
Sipas klubit hungarez, sulmuesi 25-vjeçar është një nga përforcimet e para për skuadrën që arriti të mbijetojë në elitën hungareze këtë sezon.
Selmani ka përvojë nga paraqitjet në Hungari, pasi një sezon ka luajtur për skuadrën e Ujpeshtit, ku ka zhvilluar pesë ndeshje dhe ka shënuar një gol.
Futbollisti i Renovës ka zhvilluar një sezon të mirë në fanellën e skuadrës tetovare, duke u paraqitur në 32 ndeshje kampionale dhe duke realizuar 15 gola de 7 asiste.