Shtatë lojtarë nga skuadra e Renovës, që ishin aktiv në sezonin e fundit, janë larguar nga skuadra e Xhepçishtit në merkaton e verës.
Siç konfirmojnë drejtuesit e skuadrës tetovare, ka përfunduar bashkëpunimi me Remzifaik Selmanin, Viktor Serafimovskin, Emran Ramadanin, Mevlan Muratin, Antonio Ilievskin, Alban Taipin dhe Igor Aleksovskin.
“Gjipspunuesit” u kanë uruar suksese futbollistëve të largua,r duke u dëshiruar ecuri pozitive në karrierën e tyre.
Renova është anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.