Chelsea gati ta lërë të lirë

Futboll

Chelsea gati ta lërë të lirë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:52
Chelsea gati ta lërë të lirë

Interi dhe Chelsea kanë hapur dialogun për rikthimin e Lukakut te zikaltërit. Konfirmimi vjen edhe nga Anglia, teksa “The Telegraph” shkruam për një bisedë mes drejtuesve të të dy skuadrave e cila u zhvillua dje dhe vazhdoi sot në mëngjes.

Në veçanti, sipas “The Telegraph”, marrëveshja tashmë mund të mbyllet deri në fundjavë ose më së voni në fillim të javës tjetër. Pronari i ri i Chelsea-t, Todd Boehly, në fakt do të kishte pranuar huazimin – duke marrë parasysh vullnetin e fortë të lojtarit për t’u rikthyer në Milano.

Dhënia në huazim është thuajse e sigurt, por mbetet për t’u gjetur një marrëveshje për shpenzimet e shumta ekonomike të këtij operacioni. Interi ka hedhur në tavolinë 5 milionë euro, ndërsa kërkesa e Chelsea-t ka rënë nën 15 milionë.

Lojtari belg është i gatshëm të shkurtojë ndjeshëm pagën e tij për të lehtësuar rikthimin e tij në huazim te Interi, ndërsa klubi anglez do të duhet të mbulojë një pjesë të pagës.

Palët presin që të zgjidhin marrëveshjen deri në fundjavë, negociatat duhet të mbyllen gjithsesi deri më 30 qershor që Interi të përfitojë nga “Dekreti i Rritjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat