Futbollisti Egzon Qerimi largohet nga radhët e skuadrës së Ulpianës së Lipjanit, skuadër që ka rënë nga Superliga e Kosovës.
Qërimi ka bërë të ditur largimin e tij përmes profilit në facebook.
“Nuk do të jem pjesë e KF Ulpiana.
Dua të falënderoj të gjithë që me ndihmuan në këtë rrugëtim të bukur, Presidentin Abedin Salihu, trajnerët që punova gjatë kësaj kohe, Prof. Sami Sermaxhaj, trajnerin Fadil Ademi, si dhe prof. Edlir Tetova dhe të gjithë ndihmësit.
Falënderim shumë të madh për qytetin e Lipjanit dhe tifozerinë ‘Ultras Tigrat’”, ka shkruar Qerimi.