Në Itali Brojën e kërkon edhe klubi ku luan mbrojtësi i Kombëtares

Futboll

Në Itali Brojën e kërkon edhe klubi ku luan mbrojtësi i Kombëtares

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:57
Në Itali Brojën e kërkon edhe klubi ku luan mbrojtësi i Kombëtares

Armando Broja është kthyer një nga emrat më të kërkuar të momentit dhe tashmë përveç shumë klubeve në Angli, talenti shqiptar po shihet me shumë vëmendje edhe nga Italia.

Përveç Napolit, që prej disa javësh ka shprehur interes për 20-vjeçarin, tashmë raportohet nga mediet italiane, se sulmuesi po ndiqet me vëmendje edhe nga Atalanata.

Atalanta i premtoi Gasperinit një ekip të revolucionarizuar për sezonin e ardhshëm dhe së fundmi  raportohet se ka kërkuar informacion për sulmuesin e Chelsea-t, që sezonin e fundit spikati me fanellën e Southampton.

Aktualisht Broja ka kontratë edhe për katër vite të tjera me Chelsea-n dhe nuk dihet ende nëse klubi londinez do e shesë shqiptarin, megjithatë interesi nga klubet e tjera për të shtohet çdo ditë e më shumë.

Te Atalanta Broja do të gjente një tjetër shqiptar, Berat Gjimshitin, me të cilin luan te kombëtarja “kuqezi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat