Tashmë është zyrtare, Matia De Shiljo do të vijojë sërish bashkëpunimin me Juventusin.
Mbrojtësi italian ka firmosur një kontratë 3-vjeçare që do ta mbajë lidhur me fanellën bardhezi për të paktën deri më 30 qershor 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike “Zonja e Vjetër” me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
Më parë 29-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Milanit dhe Lionit.
Në sezonin që përfundoi, De Shiljo u aktivizua në total në Serinë A me fanellën e Juventusit në 20 ndeshje ku realizoi 1 gol dhe dhuroi gjithashtu edhe 2 asist.