Sara Carbonero ka “arkivuar” zyrtarisht Iker Casillas. Një vit pas njoftimit të ndarjes, gazetarja u lidh me partnerin e saj të ri, këngëtarin Nacho Taboada.
Është revista “Hola”, ajo që publikon fotot, të cilat i portretizojnë të dy në qëndrime plot pasion.
Puthje dhe përqafime mes Sarës dhe Nacho në rrugët e Madridit, gjatë një mbrëmjeje me një grup miqsh.
Sipas të mirëinformuarve, historia e re e dashurisë së Carbonero vazhdon prej rreth dy muajsh. 38-vjeçarja besohet se është takuar me muzikantin gjatë koncertit të një miku të përbashkët.
Po cili është i dashuri i ri i Sara Carbonero? Nacho Taboada është 35 vjeç, një muzikant i njohur nga Zaragoza, drejtues i grupit “Colectivo Panamera”. Ai është gjithashtu inxhinier zëri dhe themeloi studion e regjistrimit “Santa Ana Studio” disa vite më parë.
Pak dhe asgjë nuk dihet për jetën e tij private. Për momentin Nacho, si dhe Sara Carbonero, nuk i kanë konfirmuar ende thashethemet. Në të kaluarën është folur për një flirt të pazyrtarizuar mes gazetares dhe Kikin Morente, djalit të këngëtarit Enrique.