Barcelona është shumë afër t’i sigurojë shërbimet e supertalentit Gavi për një periudhë afatgjate.
Mesfushori spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, por duket se palët janë afër arritjes së marrëveshjes së re.
17 vjeçari pëlqehet nga klubet angleze si Manchester City dhe Liverpooli.
Por, “Blaugrana” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga përfaqësuesi i ri spanjoll.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, palët janë afër ta gjejnë gjuhën e përbashkët në atë mënyrë që Gavi ta vazhdojë kontratën afatgjate me katalunasit.
Edhe vetë lojtari do të ishte mjaft i kënaqur nëse qëndron në “Camp Nou”, ku e sheh të ardhmen e tij.
Megjithatë, oferta e Barçës nuk përputhej me kërkesat e lojtarit, por që duket se klubi spanjoll e ka përmirësuar ofertën për lojtarin e akademisë së tij.