Tre futbollistë të Prishtinës ishin në dhjetëshin më të mirë për muajin mes nëntorit dhe dhjetorit të vitit 1986.
Kjo habiti të gjithë për Fadil Muriqin dhe Sahit Kelmendin në vitin 1986!
Lista u bë nga gazeta e njohur kroate “Sportske Novosti”, kjo është një dëshmi se Kosova gjithmonë ka pasur futbollin në nivelin më të lartë.
Dy shqiptarë, Fadil Muriqi dhe Sahit Kelmendi, në dhjetëshin më të mirë dhe boshnjaku Muhamed Kolenoviqi, ka qenë e jashtëzakonshme sepse ka qenë shumë vështirë të jesh në atë dhjetëshe, në atë konkurrencë shumë të fortë, duke lënë pas lojtarët e Hajdukut, Dinamos së Zagrebit, Partizanit, Cërvena Zvezdës etj.
“Gazeta kroate ‘Sportske Novosti e Zagrebit për çdo muaj, në bazë të notave të korrespondentëve vet, listën e dhjetë futbollistëve më të mirë (në ish Jugosllavi). Kjo listë bëhet vetëm për skuadrat e ligës së parë federative.
Futbollisti më i mirë. i muajit që shkoi në bazë të notave ishte Dejan Saviçeviqi i Buduçnostit, të cilit i takoi nota 7.8, kurse vendi i dytë i takoi kapitenit dhe dirigjentit të Prishtinës, Fadil Muriqit, me notë mesatare 7.6.
Sahit Kelmendit i takoi vendi i katërt në rolin e gjysmësulmuesit të djathtë, kurse Muhamed Kolenoviqi (Prishtina) ndan vendin e pestë me të gjashtë me Jerko Tipuriqjn e Hajdukut, të cilët ushtrojnë rolin e gjysmëmbrojtësit në skuadrat e veta”, shkruan mes të tjera me 15 dhjetor të vitit 1986, sporti i “Rilindjes”.