Struga Trim Lum kërkon lojtarin e Shkëndijes

Futboll

Struga Trim Lum kërkon lojtarin e Shkëndijes

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 15:41
Struga Trim Lum kërkon lojtarin e Shkëndijes

Pas largimit të tij nga Shkëndija, shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të Angelçe Timovskit. Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë interes kanë shfaqur Rabotniçki, Sileksi dhe Struga Trim Lum nga kampionati maqedonas.

Gjithashtu interes për shërbimet e 27-vjeçarit, i cili konsiderohet si një ndër më të mirët në pozitën e tij ka edhe nga ekipe nga  Shqipëria dhe Bullgaria.

Laçi kishte ofruar madje ofertë konkrete për Timovskin, mirëpo i njëjti është në pritje të ndonjë oferte edhe më të mirë.

Sezonin e kaluar, Timovski me fanellën e Shkëndijës luajti në 27 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola. Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Timovski ka zhvilluar plotë 235 ndeshje, duke regjistruar 6 gola dhe 23 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat