Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet.
Kampioni anglez e transferoi së fundmi Erling Haalandin, por mediat angleze shkruajnë se “Citizens” nuk do të ndalen me kaq.
Sipas “Sky Sports”, objektiv i ri i “Qytetarëve” është bërë Marc Cucurella, i cili luan në Brighton.
23 vjeçari është produkt i akademisë së Barcelonës, ndërsa ishte protagonist i klubit anglez me një sezon fantastik në Premierligë.
Futbollisti ofanziv i krahut mund të përdoret edhe si mbrojtës i majtë dhe trajneri Pep Guardiola do të mundë ta përdorte atë në disa pozita, varësisht se ku ka nevojë.
Mbetet të shihet nëse oferta e kampionit të dy viteve të fundit të Anglisë do të jetë e mjaftueshme për ta bindur Brightonin për ta shitur lojtarin kryesor.