Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, gjiganti anglez, Liverpool, është shumë pranë transferimit të radhës, pas atij të Darwin Nunez.
Siç raportohet, Liverpooli besohet të jetë afër transferimit të mbrojtësit të krahut Calvin Ramsay.
Oferta zyrtare ishte bërë javën e kaluar për mbrojtësin skocez, dhe më pas ishte pranuar nga klubi i tij Aberdeen, pasi që ishin bërë disa ndryshime në bonuset shtesë.
Ramsay do të nënshkruajë kontratën e tij me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2027, siç edhe ishte arritur marrëveshja javën e kaluar.