Kërkohet me ngulm nga Interi, përgjigjet drejtori i zikaltërve!
Romelu Lukaku është kryefjala e ditëve të fundit te Interi, me zikaltrirt që kërkojnë ta rikthejnë belgun sërish në Milano.
Për këtë ka reaguar dhe vetë drejtori i Interit, Alesandro Antonelo, ka shpjeguar çështjen e negociatave midis klubit zikaltër dhe Çelsit.
“Lukaku? Ai ka një dëshirë2 të madhe që të kthehet, por duhet analizuar fleksibiliteti ekonomik e financiar dhe zgjidhja e disa problemeve teknike. Ne do të përpiqemi që ta zgjidhim këtë në kohën e duhur”, ishin fjalët e Anonelos.