Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, jep lajmin e mirë për komunitetin e futbollit.
Ai tha se nuk e ka ndërmend të ndalet në realizimin e projekteve dhe synon edhe risi tjera në muajt e ardhshëm.
Kampi Nacional në Hajvali po merr një formë të bukur, veçmas me tribuna.
“I lumtur që Kampi Nacional në Hajvali po e merr formën e një kompleksi shumë të bukur.
Tani edhe me tribuna, e së shpejti edhe me infrastrukturë të plotë e moderne”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.