Barcelona është duke rivalizuar Manchester Unitedit për mbrojtësin e Sporting-ut, Goncalo Inacio.
Sipas medieve të huaja, katalonasit janë futur në garë për yllin e klubit portugez.
20-vjeçari ka treguar formë të lartë në sezonin e fundit, dhe falë performancës së tij të mirë, Inacio ka ndezur interesimin e disa klubeve të njohur evropiane.
‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Blaugranat’ duket se do të bëjnë garë të ashpër për Inacion, kartoni i të cilit kap shifrën 40 milionë euro.