Hisar Ali thjesht po bënë dallimin te përfaqësuesja U15 e Maqedonisë, tek e cila tashmë është shndërruar në një lider të padiskutueshëm me golat dhe asistet e tij, njofton “infOSport.mk”.
Ali rezultoi të jetë deçiziv në fitoren e sotme 2:0 ndaj Malit të Zi, ndaj së cilës kombëtare kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë të para dy ditëve, që ishte mbyllur me barazimin 1:1.
Golin e parë në takimin e sotëm për Maqedoninë U15 e realizoi kapiteni Luka Atanasovski, i cili mjaft mirë u shërbye nga Hisar Ali.
Ky gol doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit Dashmir Beari ishin dominues, duke krijuar edhe disa raste tjera për gol.