Një ditë më parë u konfirmua zyrtarisht se Dani Alvesit nuk do t’i rinovohet kontrata nga Barcelona, sot braziliani ka disa opsione për të ardhmen e tij, për të qenë gati Botërorin “Katar 2022”.
Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, përfaqësuesit e 39-vjeçarit ia kanë ofruar klientin e tyre Mallorcas.
Klubi ishullor ka në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dy mbrojtës të djathtë, Pablo Maffeon dhe Gio Gonzálezin, por Alves ka luajtur edhe në mesfushë gjatë fazës së dytë nën drejtimin e Xavit.
Ndoshta gjatë merkatos së verës, një nga mbrojtësit e djathtë të Mallorcas do të largohet nga skuadra. Për Maffeon, për shembull, është e interesuar Atlético e Madridit. Alves, pasi punoi për disa muaj për të kapur formën, mundi të aktivizohej në 14 ndeshje të La Ligas gjatë pjesës së dytë të sezonit,