Do të jetë një nga transferimet më të ‘nxehta’ të kësaj verë.
‘Martesa’ e përfolur tash e sa ditë mes Robert Lewandowskit dhe Barcelonës, akoma është e larg për t’u jetësuar.
Sipas medieve të huaja, Bayern Munich ka refuzuar edhe ofertën e dytë të Barcelonës për sulmuesin polak.
Lewandowski ditë më parë deklaroi se “dëshiron një sfidë të re’, megjithatë, transferimi i tij tek skuadra e tij e preferuar, Barcelona akoma është larg marrëveshjes.
Sipas ‘Sport’ ‘bavarezët’ kanë refuzuar ofertën e dytë të katalonasve në vlerë prej 32 milionë euro plus bonuset..