Arsenali, shumë pranë finalizimit me lojtarin

Futboll

Arsenali, shumë pranë finalizimit me lojtarin

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 20:34
Arsenali, shumë pranë finalizimit me lojtarin

Arsenali, shumë pranë finalizimit befasues të firmës me “yllin” e Portos, Fabio Viera.

“Topçinjtë” kanë arritur një marrëveshje të papritur me klubin portugez për të nënshkruar me mesfushorin. Ashtu siç edhe raportohet, lojtari që në mbrëmjen e sotme pritet që të udhëtojë në Angli për testet mjekësore. Gjithçka ka ndodhur në orët e fundit, ku drejtuesit e klubit anglez kanë bërë përparim në negociata në lidhje me 22-vjeçarin.

Ashtu siç raporton gazetari Fabrizio Romano, për 22-vjeçarin gjithçka është e mbyllur dhe nga ky transferim klubi portugez do të përfitojë një shumë të konsiderueshme prej 35 milionë eurosh.

Interes për mesfushorin e Portos kishte shfaqur edhe klubi i Liverpoolit, por “Topçinjtë” kanë mbyllur gjithçka sa i përket 22-vjeçarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat