Federata Egjiptiane e Futbollit njoftoi këtë të enjte shkarkimin e Ehab Galal si trajner kombëtares vetëm dy muaj pasi e emëroi atë në këtë pozicion dhe pas vetëm tri ndeshjeve të luajtura (mori një fitore dhe dy humbje, një veçanërisht e dhimbshme, ajo ndaj Etiopisë).
“Me gjithë respektin dhe vlerësimin e duhur për Ehab Galal, rrethanat mund të jenë të vështira, prandaj kemi vendosur ta falënderojmë dhe t’i urojmë suksese. Ndonjëherë futbolli është i padrejtë”, – tha anëtari i bordit të Federatës, Hazem Emam, në një konferencë për shtypin në Kajro.
Për ta zëvendësuar “do të punësojmë një trajner të huaj dhe tashmë kemi shumë alternativa, pasi emri i Egjiptit është shumë i madh dhe ka shumë trajnerë që na kanë kontaktuar për të trajnuar ekipin”.
Galal, një ish-mbrojtës (54 vjeç), u emërua në krye të “Faraonëve” më 12 prill për të zëvendësuar portugezin Carlos Queiroz, i cili ndërpreu kontratën me Federatën Egjiptiane me marrëveshje reciproke pas tetë muajsh pasi nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës “Katar 2022”.