Arsenali është vënë pas mesfushorit Marko Asensio!
Lojtari është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin dhe pikërisht ky fakt mund t’i bind “Los Blancos” për ta vënë atë në shitje
Spanjolli e pati një sezon me lëndime, çka ia pamundësoi një vend në formacionin titullar. Sipas The Sun, oferta e Arsenalit për lojtarin pritet të jetë 40 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të dakordohet për një largim nga “Santiago Bernabeu”, apo do të luftojë për një vend titullar.