Ish-sulmuesi i dikurmë i Real Madrdit, Hugo Sanchez konsideron se Kylian Mbappe nuk e ka refuzuar klubin madrilen.
“Unë nuk jam në kokën e tij, por e ndjej se ai nuk i tha 'jo' Real Madridit, por i tha që të ‘më presë pak’", ka thënë meksikani për "Marca".
“Ai kishte shumë presione, situata të jashtme, dhe ndoshta edhe anëtarët e familjes i kanë bërë presion dhe kanë ndikuar në vendimin e tij".
Sanchez midis viteve 1985 dhe 1992 në 283 paraqitje për Madridin ka shënuar 208 gola.