“Tutosport” italian ka bërë të ditur emrat e futbollistëve të rinj të nominuar që do të garojnë për çmimin “Golden Boy”.
Çmimi prestigjioz i jepet lojtarit më të mirë nën 21 vjeç në sezonin e kaluar. Vitin e kaluar fitues ishte Pedry nga Barcelona, përpara Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.
Ky çmim filloi në vitin 2003. Fituesi i parë ishte Rafael van der Vaart, dhe me kalimin e viteve u njohën Wayne Rooney, Lionel Messi, Sergio Aguero, Isco, Paul Pogba, Killian Mbape, Joao Felix, Erling Halland …
Fituesi i çmimit “Golden Boy” përcaktohet nga votat e gazetarëve që përfaqësojnë gazeta dhe media të ndryshme.
Secili votues i jep dhjetë pikë lojtarit që e konsideron më mbresëlënës, shtatë për të dytin, pesë për të tretin, tre për të katërtin dhe një për kandidatin e pestë.